Ndërsa kriza mes Rusisë dhe Ukrainës përshkallëzohet dita-ditës, shtrohet pyetja se si do të ndikojë kjo në shoqërit dhe vendet në mbarë botën. Kur bëhet fjalë për luftën ndikimet e saj rajonale dhe më gjërë janë të pashmangshme.
Ky kaos i luftës rajonale apo globale do të kishte efekte negative edhe në politik, ekonomi dhe fusha të tjera. Një luftë e tillë qoftë në Turqi apo rreth saj, eposaqërisht në Gadishullin Ballkanik duhej të cilësohej mbrenda një kornize.
Përhapja e këtij kaosi në Ballkan do të ishte një skenar shumë i rrezikshëm. Në këtë kohë kur Ukraina pothuajse është lënë në mëshirën e Rusisë nga OKB-ja, NATO-ja dhe SHBA-ja, konflikti që do të lindë në Ballkan do të ketë pasoja edhe më të mëdha. Bosnja dhe Hercegovina do të ishte rajoni i cili do të prekej më së shumti nga ky skenar.
Prej kohësh dihet retorika e Millorat Dodik, anëtarit të Këshillit të Presidencës së Republika Srpska në Bosnje, për hapat separatiste që ka ndërmarë.
Lufta në Ukrainë mund të përshkallëzoj krizën në Bosnje dhe ta përdor për nxitjen e konfliktit me qëllim që ta shpall autonomin e Republikës Srpska.
Kjo do të shkaktonte një efekt domino në rajon si dhe konflikte të tjerë negative në shumë shtete dhe shoqëri përreth saj.
Në këtë krizë përveq serbëve dhe boshnjakëve do të ndikohen edhe komunitetet shqiptare dhe ato turke. Ndikimi i këtyre dy komuniteteve i vendos ato në qendër të çështjeve rajonale. Fati i këtyre dy komuniteteve i qon drejt një bashkëpunimi real.
Bashkëpunimi konkret që do të krijohej nga shqiptarët, turqit dhe boshnjakët në Ballkan jo vetëm që do ti përforconte ato, por do të krijonte mundësi që të vepronin së bashku gjatë krizave që do të lindin në rajon.
Krijimi i një platforme bashkëpunimi ndërmjet Turqis, Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, si dhe zhvillimi i dialogut politik dhe ekonomiko-kulturor mbrenda kësaj platforme do të kishte një rëndësi të madhe për paqen në rajon. Këto tri komunitete kanë fatet dhe vlerat e tyre kulturore, fetare të përbashkëta. Prandaj shqetësimet dhe gëzimet e tyre duhet ti bashkojnë në veprime të përbashkëta.
translater:Suleyman CeskoKosovali.net
İstanbul Yıldız Teknik Üniversitesinde Siyaset Bilimi ve Uluslararası İlişkiler alanında lisans eğitimini tamamladı.İstanbul Sabahattin Zaim Üniversitesinde”Balkanlardaki Türk Kamu Diplomasisi ve Faaliyet Alanları” tezi ile yüksek lisansını tamamladı.Şu an İstanbul Rumeli Üniversitesi Rumeli Çalışmaları Uygulama ve Araştırma Merkezinde Araştırma görevlisi doktorant olarak görev almaktadır